Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja në detyrë Artane Rizvanolli vizituan termocentralet Kosova A dhe B, ku u informuan për gjendjen e njësive prodhuese dhe investimet në KEK. Kurti theksoi se funksionimi i tri njësive garanton stabilitet energjetik dhe paralajmëroi modernizimin e Kosovës B. Rizvanolli njoftoi se modernizimi i turbinës B2 ka rritur kapacitetin për 35 MW, ndërsa investime të reja, përfshirë parkun solar 100 MW, pritet të shtojnë deri në 350 MW kapacitete në vitin e ardhshëm.
