Kurti e pranon që Andin Hoti ishte një provë e VV-së për president?

Para 1 muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas zhvillimeve të fundit në vend, ka folur për takimet me liderët partiakë lidhur me emrat e propozuar për president të Kosovës.

Pasi e pranoi se takimet nuk rezultuan me ndonjë marrëveshje, tha se vendosi “hajt ta provoj” dhe e propozoi emrin e Andin Hotit, transmeton Klankosova.tv

“Kur s’më dhanë emra, thash hajt ta provoj t’ua jap unë naj emër, ju thash Andin Hoti, Andin Ukshin Hoti, duke e marrë parasysh prej familjes prej të cilës vjen. Ishte propozim i yni, që së paku të fillojmë të diskutojmë. Nuk u pranua, nuk u pranuan as takime që të flasim për emra të tjerë.”