Kujtim Hajdaj e braktis Listën Guxo, ja then shpinën Donikës?

Para 2 muaj

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Partia Guxo, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e tij politik në parti.

Hajdaj tha se, si përkrahës i Vjosa Osmani për presidente, dhe për shkak të disa rrethanave që lidhen me udhëheqjen e partisë, ka vendosur të ndalojë aktivitetin e tij për një kohë të pacaktuar si anëtar i kryesisë dhe koordinator jashtë Kosovë.

Ai theksoi se do t’i ruajë kujtimet e mira nga rrugëtimi politik që nga koha e daljes në skenë të Listës “Vjosa”, duke shtuar se pavarësisht sfidave në politikë, mbi të gjitha mbetet shteti i Kosovës dhe sakrifica e atyre që kanë rënë për liri, pavarësi dhe demokraci.