Bedri Hamza bëri të ditur se ka pranuar një ofertë nga Albin Kurti që Partia Demokratike e Kosovës të marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit, ndërsa posti i nënkryetarit t’i kalojë Lëvizja Vetëvendosje. Hamza e quajti ofertën joserioze, duke theksuar se nuk kanë kërkuar poste, por stabilitet institucional për vendin.
