Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas seancës solemne në Kuvendin e Kosovës për akademikun Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar intelektuale. Hamza theksoi se Qosja ishte zë i fuqishëm i mendimit kritik që sfidoi kohën dhe pushtetin, duke lënë një trashëgimi të pasur për shoqërinë. Ai shtoi se Kosova është më e varfër pa praninë e tij, por më e pasur me veprën që ka lënë pas.
