Gucati: Haxhiu nuk duhet të bëjë fyerje ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Para 4 muaj

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka fyer ish-ushtarët e UÇK-së.

Në emisionin “Kosova Today” , ai ka theksuar se ndonëse ish-ushtarët e UÇK-së tani janë të përfshirë në politikë, ata nuk duhet të ofendohen.

“Më vjen keq nga Albulena Haxhiu, pasi rrjedh nga një familje, pasi e dimë që gjyshi i saj Ahmet Haxhiu ka qenë një njeri shumë i madh dhe një person që ka kontribuuar për çështjen kombëtare. Sot del një person mbesa e tij, Albulena Haxhiu dhe bënë fyerje ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, edhe politika e ka një etikë të veten, edhe njeriu e ka një etikë të veten edhe çdo punë e ka një etikë të veten”.

“Kështu që Albulena Haxhiu me fyerjet e saj që po bënë, pavarësisht a janë ata në parti të ndryshme në PDK, LDK, AAK apo NISMA. Ne kemi aty pjesëtarë të luftës aty brenda në politike dhe në parlament”, ka thënë Gucati.