Gjest human nga burgu i Lipjanit: të dënuarat dhurojnë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Para 4 muaj

Të dënuarat në Qendrën Korrektuese të Lipjanit kanë realizuar një gjest human duke ndarë dhurata për nxënësit me nevoja të veçanta të Shkollës Fillore “Haradin Bajrami” në Magurë, me rastin e festave të fundvitit.

Dhuratat iu dorëzuan nxënësve të Dhomës Burimore të kësaj shkolle, ku mësimet i ndjekin gjashtë fëmijë me nevoja të veçanta. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe u mirëprit nga komuniteti shkollor.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ky veprim kishte për qëllim ofrimin e mbështetjes morale dhe përcjelljen e një mesazhi solidariteti, kujdesi dhe empatie ndaj fëmijëve. Autoritetet theksuan se iniciativa të tilla kontribuojnë në përfshirjen sociale dhe promovojnë vlera humane dhe përgjegjësi shoqërore.