Këngëtari i njohur nga Kosova, Shemsi Krasniqi, i njohur për publikun si Shemi i grupit legjendar “Ilirët”, është ndarë nga jeta.
Sipas burimeve, ai është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në lagjen Dragodan, rreth mesnatës. Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një sulm në zemër, ndonëse detajet zyrtare ende nuk janë bërë publike.
Shemsi Krasniqi ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës shqiptare dhe një figurë qendrore e grupit “Ilirët”. Ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës, veçanërisht me këngën “Xhamadani vija vija”, e cila u shndërrua në simbol kombëtar.
Humbja e tij ka prekur thellë kolegët, miqtë dhe adhuruesit e shumtë që u rritën me këngët e grupit “Ilirët”.
