Gërmimi në varrezat e Dragodanit, Hoti: Ka gjetje, mund të jenë të luftës

Para 10 muaj

Të mërkurën janë kryer gërmime në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, pasi dyshohet se është zbuluar një trup që mund t’i përkasë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti.

Po, ka gjetje, mund të jenë të luftës, por këtë e përcakton ADN-ja,” ka deklaruar shkurt Hoti.

Autoritetet janë në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së për të konfirmuar identitetin dhe prejardhjen e mbetjeve trupore të gjetura.