Familja ishte në gjumë kur ndodhi zjarri”, detaje nga tragjedia në Prizren ku vdiq një 1-vjeçar

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun
Mund ta dëgjoni lajmin me zë 00:00 / --:--

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth rastit tragjik në Prizren, ku si pasojë e djegies së një shtëpie banimi humbi jetën një 1-vjeçar, dhe tre fëmijë të tjerë të moshave 4, 6 dhe 10 vjeç, u shpëtuan.

Sipas Spitalit të Përgjithshëm, tre fëmijët janë në gjendje stabile.

Në emisionin “Kosova Today”, avokati Gent Gjini tha se në momentin kritik, familja ishte në gjumë, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu ai ngriti dyshimet se zjarri mund të ketë shpërthyer si pasojë e reduktimeve të rrymës.

“Nuk dua të aludoj asgjë, por reduktimet e shpeshta të rrymës mund ta kenë çuar deri në këtë situatë që kjo shtëpi të digjet. Rezultatet duhet t’i presim nga Prokuroria për të gjetur fajtorin kryesor”, tha Gjini.

“Rasti ka ndodhur 10:00 në mëngjes, dhe familja ka qenë në gjumë. Ka qenë një shtëpi e vjetër banimi, dhe duhet kuptuar statusi i kësaj familje, sepse në atë shtëpi të vjetër a mund të jenë skamnorët”, tha avokati.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere


Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Bisedo me KAI

KAI ile Haber Hakkında Sohbet

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.