Edi Rama prezanton qeverinë e re dhe “ministren” e krijuar me Inteligjencë Artificiale: Diella do të kujdeset për tenderët publikë

Para 6 muaj

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi sot emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar, për mandatin e katërt radhazi të qeverisë së drejtuar nga PS.

Një nga elementët më të veçantë të këtij prezantimi ishte njoftimi për krijimin e një “ministreje” të re me Inteligjencë Artificiale, të quajtur Diella.

Sipas kryeministrit, Diella do të jetë një asistente digjitale që do të përfshihet në procese kyçe të administratës publike, me fokus të veçantë në prokurimet dhe tenderët publikë.

“Diella do të jetë përgjegjëse për të garantuar një proces të pakorruptueshëm në tenderët publikë. Është një risi e domosdoshme në rrugën tonë drejt një administrate më transparente dhe të digjitalizuar,” – tha Rama gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale në qeverisje do të rrisë ndjeshëm efikasitetin, transparencën dhe luftën kundër korrupsionit.

Detaje të mëtejshme rreth funksionimit konkret të Diellës nuk u dhanë ende, por ky është hapi i parë i shpallur zyrtarisht drejt automatizimit dhe digjitalizimit të disa proceseve kyçe brenda administratës shqiptare.