Çitaku pas vdekjes së babait të “Calit”: Vdiq pa e përqafuar djalin – gjykatë e turpshme

featured
0
Shpërndaj

Shpërndaje këtë postim

ose kopjo linkun
Mund ta dëgjoni lajmin me zë 00:00 / --:--

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vdekjes së babait të Salih Mustafës.

Përmes një postimi, ajo është shprehur e indinjuar me Gjykatën Speciale, e cila nuk e lejoi Mustafën ta vizitonte babanë e tij derisa ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë gjykatë, Çitaku e ka quajtur “të turpshme”, duke theksuar se kjo nuk është as drejtësi e as njerëzi.

“Baba i Calit ndërroi jetë pa pasur mundësinë që, për herë të fundit, t’ia shtrëngojë dorën të birit. Pa pasur mundësinë ta përqafojë, të çmallet, qoftë edhe për pak çaste, para se të largohej nga kjo botë. Calit iu mohua takimi i fundit me të atin. Kjo nuk është drejtësi. Kjo nuk është njerëzi. Gjykatë e turpshme”, ka shkruar ajo, njofton Klankosova.tv.

Babai i Salih Mustafës, Jahja, vdiq mëngjesin e sotëm.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karaktere


Hyr

Hyni ose krijoni një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Gazetabruto.com, dhe plotësisht falas!

Bisedo me KAI

KAI ile Haber Hakkında Sohbet

Asistenti i inteligjencës artificiale
Sistemi i bisedës aktualisht nuk është aktiv. Ju lutemi provoni përsëri më vonë.