Një grua në Michigan të SHBA-së është arratisur në mënyrë të pazakontë nga një makinë policie, duke dalë përmes dritares edhe pse ishte e prangosur. Ngjarja ndodhi pas një kontrolli rutinë, ku ndaj saj kishte urdhër arresti.
Arratisja u vu re me vonesë nga policia, ndërsa autoritetet nisën menjëherë kërkimet. Ajo ende nuk është kapur, ndërsa po hetohet edhe lidhja e saj me një tentativë vjedhjeje të raportuar pas incidentit.
