Ambasada Britanike dhuron automjete dhe dronë për Policinë e Kosovës

Para 1 muaj

Ambasada Britanike në Kosovë ka dhuruar një donacion për Policia e Kosovës në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i Policisë Kufitare, Fehmi Xhata, dhe përfaqësuesja e ambasadës, Emma Huntley. Donacioni përfshin dy automjete dhe 16 dronë me pajisje përcjellëse, me vlerë totale rreth 153 mijë euro.

Sipas policisë, këto pajisje do të ndihmojnë në identifikimin, monitorimin dhe gjurmimin e automjeteve dhe personave të dyshimtë, si dhe në forcimin e punës së njësive kufitare në parandalimin e krimit ndërkufitar, kontrabandës dhe migrimit të paligjshëm në Kosovë.