Abdixhiku paralajmëron “bashkim të madh politik” rreth LDK-së

Para 1 muaj

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik, duke bërë të ditur se së shpejti do të nisë një bashkim i madh politik dhe qytetar rreth një projekti të përbashkët.

Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se krizat e vazhdueshme politike dhe përplasjet e pandërprera po e shterojnë Kosovë, duke shtuar se vendit i duhet një rrëfim i ri politik që bashkon dhe e orienton përfundimisht drejt Perëndimit.

Abdixhiku nuk dha më shumë detaje për këtë paralajmërim, ndërsa në qarqe politike po përmendet edhe mundësia e një rikthimi të presidentes Vjosa Osmani në këtë parti.