Zvicra këtë javë pritet të përballet me mot të ftohtë dhe reshje bore, si në zona malore ashtu edhe në ultësira. Sipas Zyrës Federale të Meteorologjisë, një front i ftohtë nga Evropa Veriore do të ulë temperaturat deri në nivele ngrirjeje, ndërsa vlerat ditore vështirë se do të kalojnë mbi 5°C. Për rajonet malore është lëshuar paralajmërim i Nivelit 2 për borë, ku mbi 1,000 metra priten 5–15 cm, dhe mbi 1,400 metra deri në 35 cm borë të re. Bora mund të zbresë deri në 500 metra të hënën, ndërsa nga e enjtja mund të shfaqet edhe në ultësira, por pa grumbullime të mëdha. Nëntori i kaluar solli situata të ngjashme me reshje rekord bore në disa zona të vendit.
