Zot, nëse vdes i ri, më dërgo në parajsë, sepse ferrin e kam njohur

Para 1 vit

”Zot, nëse ndodh të vdes i ri, më dërgo në parajsë, sepse në ferr kam qenë”.

Kjo fotografi është kapur gjatë luftës për pavarësi në Kroaci, vitin 1991, në qytetin e Vukovarit. Ky rajon, që ndodhet afër kufirit serb, ka qenë dëshmitar i luftës më të egër ndërmjet forcave kroate dhe atyre serbo-çetnike. Në foto shihet një pjesëtar i forcave të Z.N.G, një nga formacionet më të rëndësishme dhe të angazhuara në luftën për pavarësinë e Kroacisë. Ky formacion ishte përbërë nga ish-emigrantët kroatë, kryesisht nga ata që kishin migruar në Australi, SHBA, Argjentinë dhe vende të tjera.Fotografitë që kanë bërë historinë