Zjarr fatal në autobus në Zvicër: 6 të vdekur, një shqiptar ndihmoi në shpëtimin e pasagjerëve

Para 1 muaj

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri në një autobus në Zvicër.

Sipas policisë, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, pasi raportohet se një pasagjer brenda autobusit ka derdhur karburant mbi veten dhe më pas i ka vënë flakën vetes.

Gazetari në Gjenevë, Nefail Maliqi, tha se ngjarja ndodhi të martën pasdite dhe se në zonën ku ndodhi rasti jetojnë rreth 200 shqiptarë. Sipas tij, një shqiptar që ndodhej në vendin e ngjarjes ka tentuar t’i shuajë flakët personit, duke pësuar djegie në duar, por ka arritur të shpëtojë.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet, ndërsa sipas raportimeve fillestare po shqyrtohet edhe mundësia që rasti të lidhet me një akt terrorist.