Zgjedhjet nuk i ndalën pushimet, mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar

Para 1 ditë

Pavarësisht procesit zgjedhor në Kosovë, mijëra qytetarë kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në Shqipëri. Sipas të dhënave të Policisë Kufitare, rreth 9 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare Pika Kufitare e Morinit gjatë orëve të para të së shtunës dhe së dielës. Megjithëse Shqipëria mbetet një nga destinacionet më të preferuara për kosovarët, këtë fundjavë është shënuar një rënie e lehtë e fluksit për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.