Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, në mesazhin për Ditën Ndërkombëtare të Gruas theksoi rëndësinë e rolit të grave në ndërtimin e shoqërive më të drejta dhe më të sigurta. Ajo tha se përfshirja e grave në proceset e paqes, sigurisë dhe vendimmarrjes është thelbësore për demokraci të qëndrueshme. Osmani gjithashtu përmendi se në vitin 2025 mori çmimin “Women for Peace and Security” nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.
