Ka ndërruar jetë Albion Maxhuni, zyrtar policor i Policisë së Kosovës. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një telegrami ngushëllimi të Policisë, ku familjes, miqve dhe kolegëve u janë shprehur ngushëllime të sinqerta. Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar gjithashtu, duke shprehur dhimbjen për humbjen e zyrtarit policor.
