Turqia ka uruar Kosovën me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë, duke e cilësuar këtë shtet si një “vend mik”.
Përmes një postimi në platformën “X”, Ministria e Jashtme e Turqisë theksoi angazhimin për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta mes të dyja vendeve në çdo fushë.
“I urojmë popullit mik të Kosovës 17-vjetorin e pavarësisë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet tona në çdo fushë”.

