Turisti britanik vdes duke ecur në Himalaje

Para 1 vit

Një turist britanik ka vdekur teksa po udhëtonte me një mik në malet Himalaja në veri të Indisë.Dy burrat britanikë po ecnin në “terren jashtëzakonisht të vështirë” pranë fshatit Thathri në Dharamshala kur njëri prej tyre u plagos rëndë, thanë shërbimet lokale të urgjencës, shkruan BBC.

Zyra e Jashtme tha se ata “po mbështesin familjen e një britaniku që ka vdekur në Indi dhe janë në kontakt me autoritetet lokale”.