Trumpi i hakmerret prokurorit Jack Smith
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos sanksione ndaj të gjithë avokatëve dhe punëtorëve që kanë ndihmuar prokurorin special Jack Smith.
Trumpi e ka quajtur Jack Smith një “njeri të çmendur” dhe e ka akuzuar më parë se po ndjek penalisht jo vetëm ate, por edhe “njerëzit në Hagë”.
Ndërkohë, vetë Smith ndodhet nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për akuza të mundshme të zhvatjes dhe mashtrimit gjatë kohës kur shërbente në Gjykatën Speciale në Hagë.
Smith ka dhënë dorëheqje në Amerikë pak ditë para ardhjes së Trumpit në pushtet.
Trumpi më parë pati thënë se do ta shkarkojë brenda disa sekondave.
Jack Smith ka qenë kryeprokuror në kohën e përgatitjes dhe ngritjes së aktakuzave kundër krerëve të ish-UÇK, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Sidoqoftë me këtë lëvizje, Trumpi synon të ndëshkojë ata që kanë bashkëpunuar me Smithin, vlerësojnë shumë media dhe analistë.
