Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24-orëve të fundit në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.
“Prishtinë 03.03.2025 – 11:20. Më datën e lartcekur dy ankuese femra kosovare, kanë lajmëruar në polici se më datë 24.02.2025 dy fëmijët e tyre (djalë dhe vajzë) të moshës së mitur janë larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.Një tjetër rast është raportuar në Prizren, ku një qytetar ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.
Po ashtu, Policia ka nisur hetimet për këtë rast.
Ndërkohë, në fshatin Ozdrim të Pejës, një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij, e cila vuan nga probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ku ndodhet.
Policia ka regjistruar rastin më 3 mars dhe po vijon kërkimet.
