Tragjedi në Vushtrri: Fëmija humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai

Para 2 muaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra pasi u godit nga një automjet.

Sipas policisë, dyshohet se babai, nga pakujdesia, ka goditur fëmijën e tij me veturë rreth orës 15:00 të së premtes. Si pasojë e lëndimeve të rënda, fëmija nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet.