Tragjedi në Malishevë: Nëna humb dy fëmijët, më herët kishte humbur babanë dhe dy vëllezërit

Para 1 muaj

Ngjarja e rëndë në Malishevë, ku një baba dhe dy fëmijët e tij humbën jetën nga asfiksia në banesën e tyre, ka tronditur gjithë opinionin.

Në qendër të kësaj ngjarjeje është një nënë, Atifetja, e cila në ato momente nuk ndodhej në banesë. Rrethanat familjare, përfshirë edhe faktin se prindërit ishin të divorcuar, nuk duhet të shndërrohen në arsye për paragjykim, por në thirrje për ndjeshmëri dhe solidaritet.

Jeta e saj ka qenë e mbushur me humbje të njëpasnjëshme. Që në fëmijëri, ajo humbi babanë në një aksident tragjik.

Ajo ka humbur babanë në moshë të re në një aksident.

Vitet kaluan, por sprovat nuk u ndalën. Ajo humbi edhe vëllezërit e saj, në rrethana të rënda,ishin në punë për të ndihmuar familjen,duke u përballur vazhdimisht me dhimbje në familje.

Tani, humbja e dy fëmijëve të saj është goditja më e rëndë që mund t’i ndodhë një prindi. Dy fëmijë që i rriti dhe i kishte pjesën më të rëndësishme të jetës së saj.

Kjo është një histori e dhimbshme e një familjeje dhe e një nëne që është përballur me shumë humbje gjatë jetës./GazetaReale/