Theranda do të vendos mbi 20 mijë numra, për 1436 rrugë

Para 1 vit

Komuna e Therandës ka nisur tashmë adresimin e venbanimeve, rrugëve me numra zyrtarë.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim komunal, ku thuhet se do vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave.

Po bëhet adresimi i rrugëve me numra zyrtarë”.

”Komuna e Therandës, prej sot ka filluar të bëjë vendosjen e numrave zyrtarë nëpër shtëpitë e qytetarëve, rrugëve që janë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave”.

Sipas statistikave në komunën tonë do të vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e unifikuar të adresave. Të dhënat e çdo vendbanimi do të jenë edhe fizike e po ashtu edhe elektronike”.

Derisa edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj, njoftoi banorët se nga sot e tutje, adresat e tyre posedojnë edhe numra zyrtarë.

Nga sot e tutje adresat tuaja kanë numra zyrtar.

Në Komunën e Suharekës do të vendosen 20 475 numra, për 1436 rrugë të regjistruara në Sistemin e Unifikuar të Adresave. 🏠🏘️

Të dhënat tuaja të vendbanimeve do të jenë edhe fizike e poashtu elektronike.

May be an image of 2 people, hospital and text
May be an image of 2 people and text