Tentoi të rrëmbente dy fëmijë në një shkollë fillore, arrestohet 50-vjeçari

Para 10 muaj

Policia italiane ka arrestuar një 50-vjeçar të dyshuar për tentativën për të rrëmbyer dy fëmijë jashtë një shkolle fillore në Milano.

– Advertisement –

Burri i paidentifikuar fillimisht tentoi të rrëmbejë një vajzë 10-vjeçare, e cila kishte ardhur në shkollë me motrën e saj binjake të shoqëruar nga e ëma, dhe më pas një tjetër të mitur.

Sipas dëshmitarëve okularë, burri tha: “Dua një fëmijë” dhe pavarësisht përpjekjeve të të pranishmëve për ta frikësuar, ai hyri në shkollë në përpjekje për t’u fshehur, raporton Rai. Më pas ai u arrestua dhe nuk pati asnjë të lënduar nga ngjarja.

Burri, i cili në muajt e fundit ishte raportuar tashmë në zonë edhe në bisedat e prindërve për sjellje të ngjashme dhe që duket se vuante nga ndonjë çrregullim, kishte tentuar më parë t’u afrohej fëmijëve të tjerë. Një nga nënat raportoi se e kapi atë në një lokal përballë shkollës, ndërsa ai po përpiqej të fliste me vajzat e saj, binjakët dhjetë vjeç, dhe më pas po përpiqej t’i rrëmbejë ato. Reagimi i nënës e bëri atë të dorëzohej. Burri më pas u drejtua drejt shkollës, ku më pas u arrestua.

50-vjeçari po trajtohet në Qendrën Psikosociale (QPS) nga një mjek psikiatër.