Tension politik: Çitaku i kërkon Kurtit të largohet nga pushteti

Para 1 muaj

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës së tij për mungesë marrëveshjeje me opozitën për çështjen e Presidentit.

Çitaku e kritikoi Kurtin për mënyrën e qeverisjes, duke i kërkuar të bashkëpunojë dhe të drejtojë vendin, ose të largohet nga pushteti. Ajo theksoi se Kosova nuk i përket një individi të vetëm dhe paralajmëroi se qytetarët do të japin verdiktin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.