Të përfituara nga mashtrimi me Call Center, sekuestrohen 4 prona me vlerë 1.2 mln €

Para 11 muaj

4 pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 200 000 euro, të një shtetasi me precedent për mashtrim kompjuterik në bursa janë sekuestruar në kuadër të operacionit “Fraud” nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë, në drejtimin e SPAK.

Këto pasuri i përkasin 42-vjeçarit Erjon Kasmit i cili dyshohet se i ka pëërfituar pasuritë me anë të mashtrimeve kompjuterike në buresa.

Sipas njoftimit të policisë konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 aparament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.