Të burgosurit në Burgun e Sigurisë së Lartë janë duke realizuar punime për renovimin e hapësirave të brendshme të institucionit.Puna po zhvillohet në dhomat e qëndrimit, banjot, korridoret dhe ambientet e përbashkëta, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe higjienës.Ky aktivitet po realizohet nën mbikëqyrjen e stafit teknik dhe sipas standardeve të sigurisë. Përfshirja e të burgosurve në këto punime synon jo vetëm përmirësimin e ambienteve, por edhe inkurajimin e rehabilitimit dhe angazhimit në aktivitete të dobishme.Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në krijimin e kushteve sa më të mira për të burgosurit, duke avancuar proceset rehabilituese dhe risocializuese në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
