Mysafire në edicionin më të ri të këtij emisioni ishte 13 vjeçarja Alea Plava.
Ajo në Klan Kosova tregoi për dashurinë e madhe që e ka për muzikën.
Plava tha se qysh në moshën pesëvjeçare nisi interesimin e saj për muzikën.
Talentja nga Peja tashmë i ka vënë cak vetës të bëhet yll sikurse Dua Lipa e Rita Ora, e madje synim ka që të performojë një ditë edhe në skenën e festivalit të mirënjohur botëror “Sunny Hill”.
“Po, kisha pas dëshirë të performojë kur t’i mbush 18 ose më shumë vjet”, tha ajo në Klan Kosova.
