Takim i nivelit të lartë ushtarak: Jashari dhe Kingji diskutojnë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse

Para 27 ditë

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Shefin e Shtabit të FARSH-it, gjenerallejtënant Arben Kingji, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri në fushën e sigurisë. Jashari falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj FSK-së, ndërsa të dy palët vlerësuan progresin dhe modernizimin e FSK-së, si dhe performancën e saj në aktivitete shumëkombëshe. U theksua rëndësia e bashkëpunimit në arsimim, stërvitje dhe shkëmbim përvojash, duke ritheksuar se thellimi i këtij partneriteti mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.