Këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu ka pësuar një aksident me motor, si pasojë e të cilit ka marrë lëndime në këmbë. Sipas raportimeve, ai është dërguar në spital dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Aksidenti vjen vetëm pak ditë pasi u raportua se Vllasaliu ishte përzgjedhur të performonte në dasmën e Dua Lipa në Itali. Ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore apo nëse do të jetë në gjendje të marrë pjesë në këtë ceremoni.
