Shqiptari kthehet në hero, shpëton nga flakët dhjetëra familje në New York

Para 9 ditë

Brahim Gjokaj, shqiptari nga Tuzi, është kthyer në një hero të vërtetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një zjarri të fuqishëm që përfshiu një ndërtesë banimi në New York, Gjokaj reagoi me guxim, duke ndihmuar në shpëtimin e disa familjeve të bllokuara nga flakët dhe tymi.

Sipas mediave ndërhyrja e tij e shpejtë dhe e vendosur ishte vendimtare për evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet emergjente mbërritën në vendngjarje.