Scholz: Rruga drejt paqes është që Rusia t`i japë fund luftës

Para 1 vit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se rruga drejt paqes është që Rusia t`i japë fund luftës.

 

“Ukrainasit mund të mbështeten në mbështetjen tonë të palëkundur. Ata duhet të jenë në gjendje të mbrojnë vendin e tyre – me një ushtri të fortë ukrainase dhe një arkitekturë sigurie që funksionon. Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”,  tha Scholz, të cilin e deklaratë e ka shpërndarë Ambasada Gjermane në Londër.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar për Samitin që u mbajtë në Londër.

“Liderët evropianë dhe Kanadaja së bashku me presidentin ukraians, Zelensky ngrihen jo vetëm për Ukrainën, por luftojnë për vlerat tona të përbashkëta: demokracinë, lirinë dhe lirinë!”, ka shkruar në Bluesky diplomati gjerman.

Ndryshd sot Londra mirëpriti dhjetëra udhëheqës evropianë dhe zyrtarë të NATO-s.

Ky samit u mbajt dy ditë pas një përplasjeje të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.