Ka përfunduar rinumërimi i plotë i votave në Skenderaj, ku disa kandidatë të PDK-së kanë humbur vota. Mërgim Lushtakut i janë hequr 94 vota, Shahin Dervishajt 42 vota dhe Sala Jasharit 36 vota. Ndryshime janë evidentuar edhe te LDK-ja, ku kandidatit Halil Geci i janë hequr 22 vota pas rinumërimit.
