Regjistrohen disa raste me fruth në vendin tonë, IKSHPK u bën thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët

Para 1 vit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë tthirje prindërve që t’i vaksionojnë fëmijët e tyre, me vaksinën kundër Fruthit, Shytave dhe Rubellës (MMR-Morbill, Mums, Rubellë).

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se nga janari deri në mars janë regjistruar janë regjistruar disa raste sporadike me fruth në vendin tonë, ndërkohë që vaksina mbetet mënyra më e sigurt për parandalimin e rasteve të reja.

Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, është shumë e rëndësishme që të siguroheni që fëmijët e juaj të jenë të vaksinuar me vaksinat MMR (fruthi, shytat dhe rubella). Gjatë këtij viti (periudha janar-mars 2025) janë regjistruar disa raste sporadike me fruth në vendin tonë, ndërkohë që vaksina mbetet mënyra më e sigurt për parandalimin e rasteve të reja”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Çfarë është vaksina MMR?

Vaksina MMR jepet për të parandaluar fruthin, shytat dhe rubellën.

Ajo është e sigurt dhe e efektshme dhe është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur fëmijët nga këto sëmundje.

Kur duhet të vaksinohen fëmijët?

Vaksina MMR, sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, jepet në dy doza:

• Doza e parë në moshën 12-15 muaj.