Raportohet se është gjetur pa shenja jete në Prishtinë vëllai i Unikkatilit

Para 1 vit

Një person është gjetur pa shenja jetë në një lagje në Prishtinë.

Mediumi Indeksonline raporton se viktima është Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur, Viktor Palokajt, me nofkën Unikkatil.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka marrë ndonjë përgjigje.

Mentor Palokaj ishte pjesë e disa bashkëpunimeve artistike me vëllain e tij.

Palokaj ndryshe është njohur edhe si “Tee”.