Në seancën konstituive të Kuvendit Komunal të Deçanit është betuar sot kryetari i rizgjedhur, Bashkim Ramosaj, së bashku me asamblistët e rinj.
Ramosaj, i cili fitoi zgjedhjet me 50.98 për qind të votave, u shpreh mirënjohës për besimin e qytetarëve dhe theksoi se mandati i ri do të fokusohet në transparencë, llogaridhënie dhe punë konkrete në të gjitha sektorët.
“Do të jem shërbëtor i përulur në funksion të synimeve tona të përbashkëta. Do të flasim me punë, siç ishte edhe slogani ynë,” deklaroi ai, duke përmendur si prioritet arsimin, shëndetësinë, mirëqenien sociale, infrastrukturën, zhvillimin ekonomik, turizmin, kulturën, rininë dhe sportin.
Seanca shënoi fillimin e zyrtar të mandatit të ri qeverisës në komunën e Deçanit.
