Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Samitin e Paqes që u mbajt në Paris, ku ka folur për çështjet e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka përmendur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar mosnjohjen e Kosovës nga Serbia si “problemin thelbësor të rajonit”.
Ai theksoi se problemi nuk qëndron te shteti më i ri në Evropë, Kosova, por te Serbia, e cila vazhdon të refuzojë ta njohë pavarësinë e saj.
Deklarata e Ramës vjen në një kohë tensionesh të shtuara në raportet Kosovë–Serbi, ndërsa ai ka apeluar që dialogu të vazhdojë dhe të çojë drejt një njohjeje të ndërsjellë, si rruga e vetme për paqe të qëndrueshme në rajon.
