Punëtori që humbi jetën pasi ra nga skeleti në Vushtrri varroset sot në Bivolak

Para 20 ditë

Një punëtor ndërtimi, Valmir Klinaku, ka humbur jetën pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim në Vushtrri. Ai fillimisht u dërgua në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Policia e ka konfirmuar rastin, ndërsa familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij mbahet sot, më 22 maj 2026, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Bivolak.