Publikohet fotoja/Ish-e dashura e G-Banit ngjashmëri e ‘frikshme’ me Danjën?!

Para 10 muaj

Gjatë ‘prime’-it të së shtunës në “Big Brother VIP 4”, Danja dhe G-Bani janë sqaruar pas përplasjeve të shumta mes tyre, dhe e gjitha nisi pasi ai i shprehu pëlqimin banores. Kjo e fundit u shpreh se ka parë veprime jo të hijshme nga ana e G-Banit, ndërsa këngëtari u shpreh se nuk ka qëllim të keq ndaj saj por pëlqim. Madje veprimet që Danja i cilësoi si përndjekje, G-Bani tha se janë për përkujdesje.

Ditën e djeshme, një foto e publikuar në “Fan Club” tregoi G Banin me ish-të dashurën e tij suedeze, duke vërtetuar ngjashmërinë mes saj dhe Danjës, diçka që reperi e ka përmendur shpesh. Kjo gjë ngjalli dhe diskutime të shumta në studio.