Një person është vrarë në orët e para të mëngjesit në Gjakova. Sipas burimeve të Indeksonline, viktima është Rasim Binakaj, 38 vjeç, ndërsa vëllai i tij ka mbetur i plagosur.
Si i dyshuar për rastin përmendet Nexhdet Zymberaj, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit brenda një lokali, ku i dyshuari ka plagosur dhe vrarë klientët e tij. Hetimet për rastin janë në vazhdim.
