Prindërit e luftëtarit francez të Koshares: “Varri i djalit të mbetet në Kosovë”

Para 2 muaj

Në maj të vitit 2007, Pierre dhe Maria Pallard, prindërit e luftëtarit francez Arnaud Pallard që ra në luftën e Koshares në vitin 1999, vizituan Kosovën për herë të parë dhe u pritën në Gjilan. Ata shprehën dëshirën që varri i djalit të tyre të mbetet në Koshare, pranë bashkëluftëtarëve të Brigadës 138.

Pierre Pallard tha se ndjen dhimbje të madhe, por edhe krenari që djali i tij u bë pjesë e luftës për lirinë e Kosovës. Familja Pallard u nderua me mirënjohje nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, ndërsa ata falënderuan popullin e Kosovës për mikpritjen dhe ngrohtësinë.