Presidentja Osmani uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Para 1 vit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Osmani ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit bartë në vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës.

Ju uroj një Ramazan të begatë e të mbushur me paqe, harmoni dhe dashuri. Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë.

Agjërim të lehtë dhe të pranuar!”, ka thënë  në urimin e saj presidentja Osmani.