Një shembull i mirë për të gjithë ata që duan të keqpëdorin manifestimet sportive për mesazhe politike: Disa tifozë të ekipit Crvena Zvezda nga Beogradi kanë shpalosur një “flamur” me hartën e Kosovës me një mesazh politik ku shkrunte “Kosova është Serbi”. Menjëherë ka ndërhyrë policia gjermane dhe me dhunë e ka hequr këtë farë “flamuri”. Një mesazh shumë i mirë dfhe shumë i qartë se si duhet vepruar dhe që duhet të aplikohet edhe në të gjitha vendet e tjera! Mesazhet e papranueshme politike nuk duhet të përzihen me sport!
