Një tjetër projekt muzikor po vjen nga Olsi Bylyku dhe të gjithë ndjekësit janë në një mendje “është dedikim për Eglin”.
Vetë artisti ditën e djeshme ka publikuar një fragment të këngës së tij të re, por ndjekësit janë shprehur të sigurt se ajo është një dedikim për ish-partneren e tij, Eglin, e cila e ka përmendur disa herë Olsin brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
“Atribut ti more fajet… Mirënjohje përgjithmonë, pa dëshirë me nda detajet. Baby, ma mir po rri silent, le të rikthehen ngjarjet, se kanë mbaru rrahjet. Kur po thu e kam harru, pse po m’kujton hala? Ti as veten s’ke besu, le me t’besu ata Veç unë ti kam dit’, veç unë ti kam dit’, ty t’mirat e tana. Tash besoj kam merit, veç unë ta kam rujt ty tipin nga dramat”, thuhet në një pjesë të tekstit.
