Përurimi i shtatores së Skënderbeut në Lezhë: Mesazh uniteti për shqiptarët

Para 10 muaj

Në 581-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe përurimin e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Në këtë ngjarje të rëndësishme historike, u theksua rëndësia e unitetit kombëtar dhe trashëgimisë së heroit shqiptar.

Presidentja Osmani tha se historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe dhe se fryma e Skënderbeut duhet të mbetet busulla jonë kombëtare. Në këtë ceremoni, u bashkuan përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia dhe shqiptarë nga diaspora, duke përcjellë mesazhin e fuqisë së unitetit shqiptar.